Rama “Kulutura politike dje ka marre nje goditje te tmerrshme mesjetare, Kjo parti e marr peng nga 2 kufoma politike

Pas paktit me kryetarin e shkarkuar Lulzim Basha, për të dhunuar demokratët që protestuan për të hyrë në shtpëpinë e tyre,





kryeministri Edi Rama, ka dalë sot në një lidhje të drejtëpërdrejtë në rrjetet sociale, duke u tallur me demokratët dhe kryetarin e shkarkuar.


Rama vë në lojë Bashën, i cili një ditë më parë i kërkoi ndihmë për të dhunuar demokratët me gaz lotsjellës dhe sende të forta, duke thënë se kundërshtari i tij politik po dobësohet.

“Ndodhia e djeshme ishte një ndodhi shumë e rëndë për demokratët pa diskutim, por ishte e rëndë dhe për shqiptarët e Shqipërinë. 3-4 miq të huaj më kanë marrë të pyesin nëse është e vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetësit e saj sepse lajmi mori dhenë.





Një lajm absurd, befasues, sa i rëndë dhe aq qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetësit e saj. Është diçka e pandodhur kurrë në historinë e botës demokratike, diçka ekstreme, që shkon përtej çdo logjike dhe diçka që shumëkush mund të mendojë se për mua është e mirëseardhur, por në fakt jo.

Një zhvillim i kësaj natyre që patjetër dobëson kundërshtarin politik, në fakt godet vendin, shoqërinë, të gjithë ngrehinën e kulturës politike e cila për të gjitha arsyet që dimë, përbën realisht një problem kjo kulturë politike e cila dje ka marrë një goditje të tmerrshme.





Kjo shkon përtej dobësimit të kundërshtarit politik, është një shkatërrim që dëmton ngrehinën institucionale të këtij vendi, dëmton institucionin demokratik të opozitës patjetër, por edhe gjithë kornizën institucionale të vendit, dhe patjetër që kjo është përgjegjësia e dy personazheve që janë pa një vizion ardhmërie, pa një vizion politik“, shprehet Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.