Berisha: Dënoj dhunën e policisë ndaj demokratëve

Ish-kryeministri Sali Berisha në një prononcim për gazetarët pas ndërhyrjes së Policisë së Shtetit në selinë e PD, tha se dënon dhunën ndaj protestuesve.

Berisha tha se nuk do të bëjë kallëzim në polici ndryshe nga Basha, duke thënë se Policia e Shtetit komandohet nga kryeministri Rama.

Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë ndërhynë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë demokratët që ndodheshin në shtëpinë e tyre.
Ndërhyrja erdhi pasi Basha kërkoi ndihmën e Ramës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.