Rama merr në mbrojtje Bashën/ Berisha e nxjerr zbuluar

Ish kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë e PD, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj gjithë demokratëve që e kanë mbështetur.
Nga aty, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka që dje pasditë që po i vjen në ndihmë Bashës, ndërsa shtoi se referendarët e lirisë kanë ardhur për të kthyer bunkerin e Bashës në shtëpinë e tyre.
“Ka momente kur nuk flas komunikoj me këta dhjetëra mijëra demokratë, referendarë të ,lirisë që kanë ardhur sot të kthejnë këtë bunker të Lulzim Shëmtirës në shtëpinë e tyre të lirë. Keni mirëkuptim me mua, se do të komunikoj me këtë referendarë të lirisë. Çfarë t’i thuash këtyre? Shikoni si e kanë mbushur
Edvin Rama ka nga dje pasdite që po i vjen në ndihmë Lulzim Beut”, tha Berisha