Lajmi Fundit : Sali Berisha është përgjigjur gjithashtu edhe ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim duke thënë se me veprimet e saj po ngjante si një …

Ish kryeministri, Sali Berisha është përgjigjur gjithashtu edhe ndaj ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim duke thënë se me veprimet e saj po ngjante si një sekretare ideologjike e partisë Socialiste.





Ndërsa më tej Berisha tha se Kim kishte gàbuar në dy qëndrime që kishte mbajtur, së pari për zgjedhjet duke i konsideruar ato si të rregullta dhe së dyti për censurimin që po kërkonte të bënte ndaj foltoreve.

Ai tha se në këtë mënyrë po bënte një shkèlje të rèndë të kushtetutës së SHBA-ve.

Ish kryeministri Sali Berisha drejt ambasadores, Yuri Kim:

Pasi mendoja gjithë natën përse ma bënë këtë mua? Cfarë kam bërë unë? Arrij në përfundim se nuk kishte qëllim tjetër vecse të shùanin zërin tim kùndër ndàrjes së Kosovës. Menjëherë vendosa nga një njeri që isha betuar që mos të kthehesha më në politikë, vendosa të kthehem të mbroja interesin kombëtar dhe Kosovën. U bëj thirrje, duke ditur rolin tuaj të jashtëzakonshëm, të mobilizoni të gjitha energjitë dhe fòrcat për të mbròjtur Kosovën nga projektet e Aleksandër Vuçiç.





Dy fjalë sa i përket zonjës ambasadore që shpesh bën rolin e sekretares ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranueshme: Përgëzimi që u bëri zgjedhjeve në kùndërshtim të cdo kodi dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj foltores së Sali Berishës që bën një shkèlje të rëndë të Kùshtetutës amerikane. Këto momente gjykoj unë, nuk përfaësojnë SHBA-në por George Soros. Megjithatë, nuk e hùmb respektin për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur se PD në pushtet do ndërtojë marrëdhëniet më të shkëlqyera me SHBA-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *