Ish Kryeministri Berisha: Sot demokratet dhe demokratët e Shqipërisë shndërrojnë bunkerin e Peng Bashës në shtepinë e tyre të lirisë….

Ka ardhur reagimi i parë nga lideri historik i PD-së, Sali Berisha për protestën e sotme tek Partia Demokratike.

Berisha shkruan se demokratëve dhe demokrateve do t’u kthehet shtëpia e tyre e lirisë.

Sot demokratet dhe demokratët e Shqipërisë shndërrojnë bunkerin e Peng Bashës në shtepinë e tyre të lirisë! Zoti i bekoftë!” shkruan Berisha në postimin e tij.

Pasi e futi në mes të turmës për provokim dhe nuk ia hapi as derën e selisë, Lulzim Basha merr në mbrojtje Roland Bejkon.

Pas atyre skenave skandaloze, Basha doli me deklaratë për Bejkon.

“Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune. E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD,” thuhet në deklaratën e lëshuar nga bunkeri i PD.

Protestuesit futen në selinë e PD. Ata kanë hapur derën kryesore dhe janë futur brenda.

Gati 30 minuta para se të niste zyrtarisht protesta, mijëra njerëz u mblodhën para selisë së PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.