Nesër protesta e thirrur nga Berisha/ Ambasada Amerikane del me njoftim URGJENT

Ambasada amerikane ne Tirane ka dale me nje njoftim dhe thirrje per kujdes ndaj qytetareve te saj per te shmangur zonat ku do te kete tubim diten e shtune, ne protesten e thirrur nga Berisha ne seline e PD-se.

Ne informacionin e shperndare ne faqen zyrtare te saj, ambasada amerikane keshillon qytetaret amerikane “te shmangin çdo tubim te madh ne qytet”.

“Ndersa shume organizime te medha publike mund te zhvillohen ne menyre paqesore, disa situata mund te ndryshojne shpejt dhe ne menyre te paparashikueshme dhe pjesemarresit mund te zhvendosen ne pjese te tjera te qytetit”, thuhet ne njoftim.

MESAZHI I AMBASADES AMERIKANE

Mesazh per qytetaret amerikane: Protesta e planifikuar me 8 janar 2022

Vendndodhja: Tirane: Selia e Partise Demokratike

Data/Ora: E shtune, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00

Qytetaret amerikane njoftohen se nje grup ka bere thirrje per proteste ne seline e Partise Demokratike.

Qytetaret amerikane keshillohen te shmangin çdo tubim te madh ne qytet. Ndersa shume organizime te medha publike mund te zhvillohen ne menyre paqesore, disa situata mund te ndryshojne shpejt dhe ne menyre te paparashikueshme dhe pjesemarresit mund te zhvendosen ne pjese te tjera te qytetit.

Monitoroni mediat lokale per informacionet me te fundit dhe ndiqni udhezimet e autoriteteve lokale te zbatimit te ligjit.

Veprimet qe duhet te beni:

Shmangni tubimet e medha dhe çdo zone ku demonstratat jane te pashmangshme ose ne vazhdim.

Jini te informuar per vendin ku ndodheni.

Monitoroni mediat lokale per perditesime.

Leave a Reply

Your email address will not be published.