Berisha paralajmëron Ramën: Revolucion paqësor nuk ndalet, çojmë deri në fund kauzën tonë..

Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi nga Gjirokastra Edi Ramën se revolucioni paqësor nuk do të ndalet.

Berisha tha se demokratët do të çojnë deri në fund kauzën e tyre për largimin e narkoshtetit.

Në emrin tuaj dua të paralajmëroj Edi Ramën. Ky është një revolucion demokratik paqësor. Sepse ne të tillë jemi.

Edhe kur kanë gjuajtur mbi ne këtu në Gjirokastër, demokratët e Gjirokastrës nuk kthyen armët, por organizuan qëndresën, shtuan radhët dhe bënë gjithçka që revolucioni i tyre të triumfojë në mënyrë paqësore.

Po këtë do të bëjmë ne sot, pas 31 vitesh, sot më të vendosur së kurrë që kauzën tonë ta çojmë deri në fund”, tha Berisha.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.