‘Njerëz të armatosur në PD’/ Garo, thirrje deputetëve: Distancohuni nga Lulzim Brava!

Drejtoresha e Komunikimit të Komisionit të Rithemelimit, Floriana Garo ka reaguar pas fotove të publikuara në media, të një grupi mercenarësh me kapuçë të zinj të cilët ndodhen brenda ambienteve të selisë së PD-së.

Në postimin e saj në Facebook, Garo ka akuzuar Bashën se po e mbush selinë me njerëz të armatosur dhe dyer të blinduara me shpresën se do mund të ndalë vullnetin e demokratëve të shprehur qartë në Kuvendin e 11 dhjetorit e më pas në referendumin historik të 18 dhjetorit.

Në reagimin e Komisionit të Rithemelimit theksohet se kjo është një përpjekje e fundit e Ramës dhe Bashës, që të vendosin dhunën e pakicës mbi shumicën, duke shaktërruar pluralizmin politik në Shqipëri.

Dy dite nga protesta e demokrateve per te çliruar Partine Demokratike nga pengu i Edi Rames, foto te publikuara ne media tregojne qarte se Lulzim Brava po e mbush seline me njerez te armatosur dhe dyer te blinduara me shpresen se do mund te ndale vullnetin e demokrateve te shprehur qarte ne Kuvendin e dt 11 Dhjetor e me pas referndumin historik te dt 18 Dhjetor.

Edi Rama dhe pengu i tij Lulzim Brava kerkojne me kete perpjekje te fundit te vendosin  dhunen e pakices mbi vullnetin e lire te shumices e te shkaterrojne keshtu pluralizmin politik ne Shqiperi.  Kjo eshte e pashprese!

U bejme thirrje deputeteve te Partise Demokratike te distancohen nga aventurat paramilitare te Lulzim Braves qe u mbyll dyert deputeteve dhe demokrateve duke blinduar brenda selise bandite te armatosur.

Ne dt 8 Janar demokratet do ndahen pergjithmone nga opozita e korruptuar e Lulzim Braves dhe nga pazaret e tij me Edi Ramen ne kurriz te sakrificave te tyre! Ne dt 8 Janar demokratet do ndahen perfundimisht nga nje individ qe shet kontributin dhe sakrificat e tyre per koncesione dhe favore personale nga pushteti!

Nuk ka brave, dere te blinduar apo bandite me apo pa maska qe do mund te perballen me vullnetin e demokrateve te lire!

Ne dt 8 Janar fillojme rrugetimin drejt fitores!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.