Zbulohen pazaret e Bashës, ditën që dogji mandatet/ Opozita, pjesë e kor rupsionit qeveritar

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë një analizë të situatës politike në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se ndërkohë që merremi me moshën e bëmat e së shkuarës së Saliut dhe të tjerëve, harrohet se Opozita në vend paska qenë E SHITUR!





Manjani shkruan se përditë zbulohen fakte të reja se si Lulzim Basha gjendet i përfshirë në biznese të lidhura me qeverinë.

Manjani rendit disa fakte, që sipas tij tregojnë se Opozita e drejtuar nga Lulzim Basha, paska qënë pjesë e korrupsionit qeveritar.

“Mbi të shkuarën dhe të ardhmen..

Snobët, të grinjtë, të mesmit njësoj si të ligjtë e paguar (për fat të keq) rreken të argumentojnë se “Saliu dhe të tijtë janë të vjetër e konsumuar. Ndaj nuk janë e ardhmja”…

Me përjashtim të të ligjve të paguar, të tjerët i mirkuptoj deri diku. Duam s’duam personi dhe personalja janë pjesë e arsyetimit popullor, fatkeqsisht. Unë vetë mendoj se kjo klasë politike është cikëlmbyllur dhe se një fillim i ri mbi një sistem krejt tjetër politik është i domosdoshëm.

Mirëpo ndërkohë që merremi me moshën e bëmat e së shkuarës së Saliut dhe të tjerëve, harrohet se:

Opozita në vend paska qenë E SHITUR!!!

Përditë zbulohen fakte të reja se si Lulzim Basha gjendet i përfshirë në biznese të lidhura me qeverinë.

-Adriana Kalaja na njofton se bash ditën e djegies së mandateve Luli/familja e tij paskan lidhur kontrata ndërtimore në portin e ri të Durrësit. Projekt i denoncuar si model korru psioni!!

-Beteja e Lulit të partisë së djathtë kundër bisnesit, medemek oligarkëve, paska qenë thjesht fleta e gjobës ose kujtesa e radhës për pagesat e majme. Fatura të bëra publike tregojnë shumat e majme që “oligarkët” i paskan paguar Lulit/familjarëve.

-Faktet tashmë sugjerojnë se shuarja e protestave antiqeveri nuk erdhën nga gazi lotsjellës, por nga Lulsjellësi në krye të saj. Çështja e financimit të paligjshëm prej 500 000 USD u mbyll, por dëshmia përvëluese është ende gjallë…

-Djegia e mandateve dhe dorëzimi në tavolinë i pushtetit lokal nuk paska qenë për parim po për pazar. Qeveria bëri të gjitha Koncensionet problematike e pashqetësuar politikisht.

Mjafton kaq për të kuptuar se përse Luli është shpallur dhe ruhet si monument kulture në SHQUP!?





Luli dukshëm nuk është opozita!

Në fakt nuk paska qenë kurrë!

Prandaj pakica elektorale dy herë rrjesht formoi shumicë moniste. Sepse Luli shiti opozitën në zgjedhje dhe ndaloi shumicën të protestojë kundër pakicës. Të gjitha këto përkundrejt pagesave të majme!!!

Ndaj, të dashur snobë, të zonës gri apo të shtresës së mesme, përpiquni të kuptoni se vendi ka nevojë urgjente për OPOZITË POLITIKE REALE.

Në këtë pikë mua nuk më kërcet hiç nëse ai që e bën është Saliu apo edhe vetë Enveri në u ngjalltë nga varri. As më duhen hiç personalet e tyre, sepse e di që personalet e tyre janë hiçgjë përpara shitjes së vullnetit opozitar me para të fëlliqura që paska bërë Luli.

Ua sugjeroj dhe juve këtë qasje. Nuk e di a është e duhura, por nuk kemi një tjetër më të mirë për momentin.

Koha që po harxhojmë e sentenca mbi të ardhmen dhe të shkuarën, temë e nxitur nga vetë Lulsjellësi, është pjesë e shmangies së vemendjen nga çështja kryesore në vend :OPOZITA REALE.

Nëse ata që na garantojnë një opozitë e vërtetë sot quhen e shkuara, unë jam me këtë “të shkuar”!

Nëse e ardhmja na qenka shitja e vullnetit të njerëzve, u shoftë më mirë kjo e ardhme!

Nuk di llogjikë tjetër.”-shkruan Ylli Manjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.