Shehi: Basha dhe Berisha duhen qe te perqafohen, nese ato duan qe te fitojne….

Kryetari i LZHK (Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar), Dashamir Shehi ka dhënë një intervistë, ku foli lidhur me sfidat e shqiptarëve dhe të opozitës në vitin 2021 që lamë pas. Ai e konsideroi këtë si një vit të mbrapshtë veçanërisht për opozitën shqiptare për të cilën Shehi tha se duhet të riformulohej.

Në analizën e bërë, deputeti tha se situata aktuale brenda PD e përplasjesve mes Brerishës dhe Bashës kishte ardhur vetëm si rezultat i humbjes së zgjedhjeve, sepse nëse do ishte ndryshe, Shehi argumentoi se këta dy të fundit do kishin ende marrëdhënie të mira. Më tej, ai tha se tashmë ishte parë se nuk mjaftonte vetëm PD për të fituar zgjedhjet pasi në 25 prill, e votuan vetëm 39% të qytetarëve, shumë prej të cilëve u përkisnin edhe partive të tjera opozitare pjesë të koalicionit.

Dashamir Shehi: Vitin 2021 do e mbaj mend për shumë gjëra, ka qenë një vit i keq dhe i mbrapshtë për shqiptarët, por për opozitën në veçanti. Basha dhe Berisha janë derivat i humbjes së zgjedhjeve. Se po të kishin fituar zgjedhjet, do ishin majë tribunës duke u përqafuar dhe duke na përshëndetur. Edhe një pjesë do u thonin shumë faleminderit. Ndodhi kjo unë tani. Fatkeqësisht brenda PD kanë ndodhur edhe gjëra të tjera të cilat për hir të së vërtetës nuk kanë lidhje me politikën edhe kanë fillur sherret.

Por unë mendoj se kjo situatë do ketë një zgjidhje. Unë e konsiderj këtë zgjidhje të këtij problemi në një dimension më të madh. Koha tregoi se nuk mjafton vetëm PD, u mblodhëm ne të gjithë me PD dhe morëm 39%. Se janë dhe votat tona aty, pra PD vetë mund të jetë tek 30 apo 35%. Me sherret që po bëhen nuk besoj se është zgejdhurar. Kështu që ne duhet të mendojmë një riformulim të ri të opozitës shqiptare që nuk e ul rolin e PD.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.