Basha po i bën lajka SPAK duke paditur Berishen, me qëllim mbylljen e çështjeve të tij madhore.

Ndërkohë që partia i ka ikur me kohë, Lulzim Bashës duket se i ka ngelur të shpresojë te SPAK-u i Edi Ramës.

Ai ka lëshuar disa prej ‘skifterëve’ të tij, që të kërkojnë hetim nga SPAK për liderin historik demokrat, Sali Berisha.

Sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin i Bashës, Roland Bejko tha për MCN TV se SPAK duhej të ishte vënë në lëvizje kundër Berishës.

Komentet e tij erdhën në një kohë kur SPAK i tha MCN se nuk ka asnjë informacion për Sali Berishën.

Ndërkohë Lulzim Basha ka treguar një besim të tepruar te SPAK me komentet e tij të fundit, aq sa është ironizuar nga vete kreu I kesaj strukture në një deklaratë publike.

Për ekspertët e politikës, Basha po i bën lajka SPAK me qëllim mbylljen e çështjeve të tij madhore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.