Zonja Topalli: O Lulzim, a të kam thënë mësoje matematikën. Ndërsa ti mësove tradhët ….

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka shenjestruar Bashen per pjesëmarrjen e delegatëve në Kuvendin e 18 dhjetorit të  Bashës.

Ndër të tjera ajo poston një dokument nga Kuvendi i PD i mbajtur në 2018, ku ka më shumë vota se vetë delegatë. Gjithmone i dalin me shume vota se delegate. Nese te kujtohet, por gjithsesi po ta rikujtoj cfare te kam thene perhere; mesoje matematiken, se do te te duhet. Perndryshe do ja shofesh sherrin. Por ti mesove te tra.dhe   tine.

Zonja Topalli shkruan gjithashtu se sot demokratet qe ai s’i njohi kurre, sot po themelojne partine, per te mos lejuar me nje kryetar qe e shet ate per interesa personale e pasurore.

Lulzim kjo eshte PD. Ti as nuk e njeh, as nuk deshe me e njoh kurre, se ishe i huaj per te. Keta, ty te kane prere bileten. Keta po e rithemelojne Partine tone, qe te mos lejojne me kurre nje Kryetar qe shet Partine per interesa pasurore e personale.

Ti akoma nuk e kupton se kanë shkuar për të votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk kishin dale nga shtëpia;  janë ngritur për të votuar nga themeluesit e degëve të PD deri tek anëtari më i ri i saj; janë ngritur nga shtrati të sëmurë për të votuar në referendum. Kanë votuar nga më të rinjtë deri tek më të moshuarit.

Asnjëherë nuk ka patur një pjesëmarrje demokratësh si kjo e dhjetorit 2021. Kjo është dita e bukur e demokracisë! Kaq radhë nuk ka patur as në ditën e votimeve.

Kjo nuk ishte vetëm shprehja më e bukur e lirisë dhe demokracisë, kjo ishte mesazhi i shpresës; Me këtë pjesëmarrje e besim që njerëzit tek çlirimi nga pengu ata po përcollen shpresën për të larguar edhe qeverinë aktuale. Pas LB radhën e ka Rama! Goodbye Lul!

Faleminderit çdo demokrati, ka shkruar Jozefina Topalli.

Jozefina Topalli është gruaja e parë kryeparlamentare në gjithë historinë parlamentare në vend dhe e gjashta Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë në historinë parlamentare pluraliste, që nga viti 1991. Ajo e mori detyrën në muajin shtator 2005 dhe u rizgjodh Kryetare e Kuvendit për një mandat të dytë katër vjeçar, në shtator 2009.

Në dy legjislatura paraardhëse radhazi (1997-2001, 2001-2005) Jozefina Topalli ishte në postin e Nënkryetares së Kuvendit. Ajo me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan që edhe pse u tha që në Kuvend ishin 5004, sipas saj në sallë nuk ishin më shumë se 1700 persona.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *