Plani i 8 Janarit/ Berisha: 44 mije demokrate do te marrin ne dorezim…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar planin per protesten kombetare te 8 Janarit. Ai u shpreh se 44 mije demokrate qe votuan shkarkimin e Bashes do te marrin ne dorezim ndertesen e Partise Demokratike.

Berisha tha se nuk ka asnje njeri qe ta pengoje vendimin e tyre, ndaj uroi qe kete mesazh ta lexoje edhe Lulzim Basha.

“44 mije demokrate qe firmosen shkarkimin e Bashes do te marrin ne dorezim ndertesen e Partise Demokratike. Nuk ka njeri qe ne kete vendim te tyre ta pengoje. E vetmja gje qe beme, eshte qe i dhame kohe. Ekzekutimi i vendimit eshte pa apel, e ka vetem antaresia. Ajo ka thirrur Kuvendin, me pas referendumin, ne te cilin Lulzim brava u shkarkua. Uroj qe ai ta lexoje kete mesazh sic e kane lexuar te gjithe shqiptaret”, tha Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published.