MEGASKANDALI i pagave/ Berisha: Duan të mbulojnë aferën e djegësave….

Lideri historik demokrat, Sali Berisha, reagoi sërish në lidhje me megaskandalin e listës së pagave. Berisha shkruan se qëllimi është që të mbulohet skandali i rëndë i inceneratorëve.

Mos u mashtroni!

Miq, në një përpjekje për të mbuluar me heshtje mega-aferën e djegësave d.m.th të vjedhjes se qindra milionë euro nga Edi Rama dhe ministrat e tij, ky i fundit nxori në treg vjedhjen nga qeveria e tij e të dhënave personale, konkretisht të pagave të 680 mijë punonjësve.

Me këtë megaskandal që mund të ndodhë vetëm në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, Edi Rama synon të vendosë në harresë hajdutin kryeministër dhe ministër që u kapen duke vjedhur me baule qindra milionë euro në aferën e djegësave dhe ta zëvendësojë atë me hajdutët që vjedhin me rroga shumë herë më të medha se ai të llojit të Arben Malavitës apo dhe me hajdutin anonim që është po vetë ai që vjedh të dhënat e 680 mijë punonjësve dhe i nxjerr ato në treg.

Ndaj ju bëj thirrje mediave, shoqërisë civile dhe mbarë qytetarëve të mos pranojnë që gjethet dhe degët të mbulojnë trungun, por të përqendrohen me të gjithë potencialet e tyre në hetimin dhe denoncimin e aferave të djegësave, koncesioneve, PPP dhe arbitrazheve të kësaj narkoqeverie, që sipas KLSH arrijnë në shumën e mbi 8.2 miliard euro dhe me protesta të fuqishme të arkivojnë në analet e zeza të historisë regjimin kleptokratik të narkoshtetit në Shqipëri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *