Monika Kryemadhi: Pse SPAK vonon arrestimin e Ëngjëll Agaçit?/ Rama po mbron nje tjeter….

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaron se sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi duhet të ishte para drejtësisë për aferën e inceneratorit të Elbasanit. Kryemadhi pyet se përse SPAK vonon në arrestimin e tij, teksa thekson se Agaçi megjithëse u has me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit, me vetëdije të plotë shkel ligjin.

 

Ajo thotë se fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës, por faturën financiare të kontratës.

Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit Ëngjëll Agaçi është një nga aktorët kryesor në aferën e inceneratorit të Elbasanit. Agaçi, megjithëse haset me refuzimin e Agjencisë së Prokurimit Publik për procedurën për inceneratorin e Elbasanit me vetëdije të plotë shkel ligjin.

Ligji, e përcakton qartë që Sekretari i Përgjithshëm i kryeministrit është përgjegjës për hartimin e rendit të ditës së mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Duke shfrytëzuar këtë kompetencë, Ëngjëll Agaçi pasi është në dijeni nga APP e cila kundërshton procedurën e ndjekur ‘Negocim pa shpallje’ e fut në rendin e ditës së Këshillit të Ministrave, jo lidhjen e kontratës, por faturën financiare të kontratës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *