“Me 11 dhjetor do dal të bëj pazarin”/ Salianji nxeh debatin për Kuvendin

Ervin Salianji, deputet i Partisë Demokratike, deklaroi se në datën 18 dhjetor do të zhvillohet Kuvendi i vetëm i PD-së.

“Ka vetëm një Kuvend, pavarësisht se ka një tollovi të krijuar nga Sali Berisha për mitingun e tij. Në mitingje mund të shkojë kushdo që kërkon të bëjë be tejë me SHBA-në për interes personal të Berishës, ndërkohë që Kryesia e PD-së ishte unanime në mbështetje të Kuvendit në 18 dhjetor”, tha Salianji.

Sipas tij, nuk është respektuar procedura e partisë për thirrjen e Kuvendit.

“Procedura është thelbësore: nëse unë kam 5200 firma dhe i depozitoj te dikush që i njoh, kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet të kalojnë përmes procedurave.

Të mos kesh besim te institucioni, nuk do të thotë se nuk e njeh atë. Firmat duhet të verifikohen, pastaj kalojnë në Kryesi dhe në fund merret vendimi për një datë. Ndryshe, gjithësecili përcakton datën e vet. Data 11 është përcaktuar në mënyrë të njëanshme, me vullnet personal”, theksoi Salianji. Ndersa per vete do dal te bej pazar.

Sali Berisha duhet të hapë krahun pasi po tu rpëron të kaluarën e vet politike. I këtij mendimi është nënkryetari i Partisë Demokratike Ervina Salianji, i cili thotë se Partia Demokratike nuk është pronë e tij dhe se i gjithë angazhimi i tij me ‘Foltorën’, është për interesa të tij personale.

Për Salianjin, 11 dhjetori, do të jetë një miting si ‘Foltoret’ e tjera dhe se nuk do të jetë Kuvend, pasi Kuvendi i vetëm që do të mbahet do të jetë më 18 dhjetor, me qëllimin e vetëm sipas tij për të bashkuar demokratët. Madje nënkryetari i PD-së bëri përgjegjës njerëzit që i janë bashkuar Berishës, për humbjet në zgjedhjet e 25 prillit. Kjo sipas Salianjit duhet lexuar edhe si nje mesazh, nga qytetaret, pasi edhe me Sali Berishen ato i humben zgjedhjet, duke treguar se shoqeria shqiptare nuk e do me pas 30 vitesh ne politike.


Në momentin që ju prek interesi personal ka nisur një be tejë, që për mua nuk është e duhura që i fut demokratët, sidomos gjuha sikur u flet ar miqve. Askush nuk e përjashton se Sali Berisha ka mbështetës, kjo nuk tregon asgjë, pasi edhe nënkryetarët e mëparshëm të PD-së mbushnin sallat me partitë e tyre. Meraku i demokratëve nga vje dhja e zgjedhjeve apo më sakte nga fakti që nuk erdhi në pushtet, ka një lloj agravimi dhe analiza që duhet të ishte bërë, një pjesë e tyre janë tek ‘Foltorja’, pra përgjegjësit kryesor të humbjes së zgjedhjeve në PD-së. Është vetëm interesi personal që po i tërheq. Pesha e vendimmarrjes së Bashës në parti nuk ka qenë e madhe kanë qenë të tjerë që kanë pasur më shumë peshë. Në 11 dhjetor ka miting si Foltorja, nuk ka një Kuvend. Ka vetëm një Kuvend dhe është ai i datës 18 dhjetor, pasi vendosi kryesia. Është një përpjekje për të bashkuar PD.  I pari që e ka thënë djegien e mandateve e ka thënë Sali Berisha, nëse do të kishte një qëndrim ndryshe mandatet nuk do të liheshin.

Vjen në një moment kur duhet të tërhiqet sepse po tur përon të kaluarën e vet. Nuk është pronar i PD-së Sali Berisha, po flet me një gjuhë tribale. Çfarë do ta gjente të ishte aty në heshtje, do të ishte i respektuar?! Kur u bë i keq më 9 shtator?! Nëse do të fliste Berisha në grupin parlamentar mendoni se do të kishte mendim ndryshe. Të gjitha vendimmarrjet e Bashës dhe Berishës kanë qenë të njëjta. Nuk ka pasur asnjë qëndrim ndryshe. Kur sheh që të gjithë drejtuesit politik janë të gjithë me Foltoren tregon qartë se më kë ishte dakordësia. Mbas 30 vitesh unë mendoj sot, se duhet të hapi krahun. Sali Berisha duhet të hapë krahun për të bërë analizën.

Të gjithë njerëzit që nuk mbështesin Foltoren po lin.çohen. Të zhvillohet debati në PD, lirshëm. në fillim tha për statut, pastaj kryetar PD e pastaj kryeministër. PD si fitoi dot zgjedhjet me Berishën aty, shoqëria shqiptare mbase duhet të kishte parë një PD pa Berishën, duhet të lexohet edhe në këtë mënyrë. PD do të vazhdojë të jetë një forcë e fuqishme politike pavarësisht emrave, – tha Salianji.

Leave a Reply

Your email address will not be published.