Plas tek Selia e PD/ Berisha futet me zor në seli. Basha ja mbath sapo dëgjon …

Ish lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha së bashku me grupin e rithemelimit ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike.

Një demokrat ka hapur me shkelma derën e një prej zyrave të mbledhjeve në  selinë e Partisë Demokratike, në mënyrë që ish-kryeministri Berisha të mbante një konferencë për mediat. I përballur me derën e kyçur me çelës, demokrati nuk e ka menduar dy herë dhe ka qëlluar derën. Menjëherë Berisha është futur brenda duke u pozicionuar për mediat.

Në momentin kur ish lideri historik i Partisë Demokratike, Berisha lajmëroi në sallën ngjitur se kryedemokratit Basha do ti dërgohet një shkresë për shkarkimin e tij, Basha u largua nga mbledhja.

Ish-kryeministri Berisha është futur në një nga sallat e selisë së Partisë Demokratike. Ai së bashku me grupin e tij të rithemelimit kanë hyrë në një nga sallat e mbledhjeve. Berisha ka kërkuar që të mos ketë prani të mediave në sallë, duke u kërkuar që të dalin jashtë.

Ishte dhe anëtari i grupit të rithemelimit Flamur Noka ai i cili u kërkoi mediave që të dalin jashtë.

Pas futjes ne seli, karrigeja ku qendronte Basha ishte bosh. Mesa duket Basha ja ka mbathur pasi ka degjuar zhurmat

Leave a Reply

Your email address will not be published.