Ahmetaj: Asnjë vend në botë nuk jep shtëpi falas/ U siguroj se nuk kemi prekur asnjë qind…

Ministri Arben Ahmetaj ka folur per ecurinë e procesit të rindërtimit. I pyetur se në cfarë përqindje jemi në këto momente me procesin Ahmetaj tha se me shkollat jemi në ndërtim e sipër ku mbi 60% e tyre o kanë mbaruar ose në përfundim në dhjetor.

“Me shkollat jemi në ndërtim e sipër. Mbi 60% e tyre o kanë mbaruar ose në përfundim në dhjetor. Ndërtimet që vijnë nga donatorët kanë marrë më shpejtësi në ndërtim. Nga shtëpitë individuale do të kemi 2400 të përfunduara që janë vlerësuar. Kanë mbaruar 23 pallate. Kombinati, Spitalla dhe 5 maji përfundojnë në vjeshtë për shkak të procesit të shpronësimeve. Ndërsa në Spitallë Fondi i Abu Dhabit ka një process më të ngadaltë. Shijaku ka përfunduar komplet. Pallatet janë në mbarim e sipër, çështje 2 muajsh. Është bërë një punë e mirë që nga arkitetktimi e puna në terren. Janë rreth 400 kompani, 27 mijë të punësuar në procesin e rindërtimit. Dua të përmend qeverinë turke si donator, Emiratet e Bashkuara, qeveritë të BE-së që kanë kontribuar me shuma të ndryshme. Çfarë kemi pasur grante në konferencë të gjitha janë angazhuara”- tha ai.

Lidhur me pakënaqësitë që disa familje kanë patur duke paraqitur rastin e tyre në media, Ahmetaj tha se  ky proces ka transparencë dhe çdo gjë është publike për qytetarët dhe këdo tjetër.

“Shteti shkon me letra dhe procese e procedura transparence. Ka pasur një platform aplikimi dhe janë vlerësiar 49 mijë nga mbi 60 mijë aplikime. Patjetër që ka ankesa sepse dikush nuk do të lëvizë. Janë fenomene të izoluara dhe ne bashkitë i kemi orientuar që të merren me çdo rast. Është një proces unik, më besoni. Edhe në Turqi psh qytetari nuk e merr falas shtëpinë nga shteti.

Platforma është publike, dosjet e refuzuara janë aty të gjitha, raportet e vlerësimit të vetuara nga Instituti i Ndërtimit janë aty. Të gjithë përfituesit kalojnë në Këshillin Bashkiak me listë dhe votohen.Të gjitha paratë e donatorëve administrohen nga vetë donatorët dhe administrohen nga vetë kompanitë që i zgjedhin ata vetë. Fatke qësitë s’i kemi në dorë por mënyrën se si u përgjigjemi atyre tregon mënyrën e përgjegjshmërisë së një qeverie. Çdo ditë jemi marrë me tër metin”- përfundoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *