Çlirim Gjata: Basha e shkaterroj PD-ne, tani ai po lufton betejen e humbur/Ne do te….

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Çlirim Gjata, deklaroi se Basha vazhdon me betejën e vet donkishoteske.

Gjata thekson se do të ndodhë rikonstruksioni i Partisë Demokratike.

“Basha vazhdon betejën e vet donkishoteske, ngërçi në PD po shkon drejt zgjidhjes. Do ta rikonstruktojmë PD-në. Janë 43 mijë anëtarë të PD që e kanë shkarkuar Lulzim Bashën e pas kësaj thotë se ka një Kuvend, që ka shkarkuar Berishën, sipas tij. Nuk mund të kemi kryetar që ndërron brava.

Ne do të rikonstruktojmë Partinë Demokratike. Partia është e anëtarëve dhe Basha është në kuadër të përjashtimit dhe shkarkimit. Ka pasur informacion se në PD ka pasur persona të armatosur. Nuk do ketë asnjë përplasje, do ikin shumë lehtë që aty”, deklaroi Gjata.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *