Si po tenton të manipulojë Gazmend Bardhi numrin e delegatëve, ja metoda qe ai po perdore…

Deputeti i PD, Luan Baçi sot në një prononcim për mediat, ka bërë të ditur se dega e Fierit, ka 640 delegatë, dhe jo 358 sikurse pretendon PD në qendër.

Baci tha se në Kuvendin e 17 korrikut të vitit 2021, me kërkesë të Gazment Bardhit, në listën e delegatëve janë futur edhe sekretarët e seksioneve, duke e çuar kështu në 64o numrin në total të delegatëve për këtë degë.





Sipas Bacit, kjo kërkesë e Bardhit, erdhi nga frika se nuk do të mund të mbushin nme delegatë Pallatin e Kongreseve.

Po ashtu ai tha se delagatët zgjidhen me mandat 4-vjeçar.

“Do donim të bënim publike disa problematika. Në datën 17 korrik të 2021 në Kuvendin e radhës të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dega e Fierit ka pasur në total 640 delegatë. Nga këta 640 delegatë, janë përfshirë në bazë të statutit kryetarët e seksioneve, kryetarët e grupseksioneve, sekretarët e grupseksioneve, bordi këshillimor dhe sekretariati me nënkryetarët.

Gjithashtu, me kërkesë të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi janë futur në listën e delegatëve edhe sekretarët e seksioneve. Pra, 226 sekretarë seksionesh dhe një pjesë tjetër e bordit këshillimor që ishte mbi numrin e përcaktuar të bordit dhe kërkesa e tyre ishte për arsyen e frikës së madhe që kishin në Kuvendin e 17 korrikut të 2021 për mos mbushjen e Pallatit të Kongreseve me delegatë.





Duke ditur që dëga e Fierit, si një degë e mirëorganizuar në tetë vite ishte në gjendje që delegatët ti plotësonte. Kështu që lista me 640 delegatë janë njoftuar që të gjithë në 17 korrik kanë qënë pjesëtarë rreth 500 delegatë dhe pjesa tjetër për arsye të ndryshme nuk mori pjesë.

Në bazë të rregullit të vendosur në Kuvendin e 17 korrikut të 640 delegatët duhet të jenë delegatë, për në Kuvendin e 11 Dhjetorit, për arsye se delegatët kanë një mandat 4-vjeçar dhe në momentin që ata miratohen si delegatë, vazhdon mandati i tyre deri në Kuvendin e radhës, Kuvendi i 11 Dhjetorit është një Kuvend i jashtëzakonshëm dhe nuk mundet që të caktohen mbi statutin e ri që u miratua në 17 korrik të 2021. Për ta vërtetëtuar që numri i delegatëve ka qënë 640 dhe jo 358, aq sa duan të deklarojnë PD në qendër, unë iu vë para mediave email që kemi korrespondencën me sekretarin organizativ, ku është caktuar numri prej 640 delegatësh. Në email janë bërë shtesa të herëpashershme, der isa ka arritur numri 640 delegatë.”-tha Luan Baçi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.