Publikohet Vendimi nga Kuvendi i Bashës: Sali Berisha përjashtohet nga çdo strukturë

Kuvendi Kombëtar i PD nxjerr Berishën nga dy organet më të larta drejtuese në PD. Jemin Gjana: Shpallja non-grata nga SHBA është e papranueshme me çdo strukturë drejtuese të PD.

Kuvendi Kombëtar i PD-së ka miratur me shumicë votash quajtjen “nul” të vendimeve të marra gjatë Kuvendit të Berishës më datë 11 dhjetor. Me propozim të Jemin Gjanës, anëtarës votuan “pro” shpalljes nul të vendimeve të marra gjatë 11 dhjetorit, të cilat ndër të tjera parashikonin shkarkimin e nënkryetarëve dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së.

Nga ana tjeter ka folur Jemin Gjana per te prashmit ne Kuvend. Ja fjalimi:

Jemin Gjana: Dua t’ju falënderoj sepse shumë nga ju kam takuar qindra dhe qindra para se të fillonim dhe tani kam një sallë të mbushur, me fytyra, me emra e identiteti të cilët kanë udhëtuar 30 vite për PD-në dhe PD për ta. Dua të bëj me dije se të dhënat konfirmojnë se ne kemi shumicën dërrmuese të delegatëve. 5004 nga 7600 që janë total.

Kryesia e PD-së në mbledhjen e ditës së djeshme ka vendosur që ndihmë për menaxhimin e punimeve të Kuvendit të krijojë një komision me të cilin janë ndjekur procedurat e regjistrimit të delegatëve dhe e gjithë vendimmarrja që do të ndodhë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *