Zonja Topalli: Goodbye Luli! Nuk do largohesh i vetëm. Pas teje do vijnë dhe bashkëpunë …

Ka reaguar ditën e sotme ish-deputetja demokrate dhe ish-kryeparlamnetare Jozefina Topalli për referendumin që po zhvillohet në PD për të shkarkuar Bashën si kryetar të partisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Topalli ka shkruar se pas Lulit radha është e Ramës, teksa është shprehur se sot për të votuar kanë shkuar dhe të sëmurë.

Ja çfare shkruan zonja Topalli:

Goodbye Lul! Sot duhet të rrish në radhë për të votuar në Referendumin e PD për largimin e LB!

Sot kanë shkuar për të votuar edhe ata demokratë që kanë vite që nuk dalin nga shtëpia; sot janë ngritur për të votuar nga themeluesit e degëve të PD deri tek anëtari më i ri i saj; sot janë ngritur nga shtrati të sëmurë për të votuar në referendum. Kanë votuar nga më të rinjtë deri tek më të moshuarit.

Asnjëherë nuk ka patur një pjesëmarrje demokratësh si kjo e sotmja. Kjo është dita e bukur e demokracisë! Kaq radhë nuk ka patur as në ditën e votimeve.

Kjo nuk është vetëm shprehja më e bukur e lirisë dhe demokracisë, kjo është mesazhi i shpresës; Me këtë pjesëmarrje e besim që njerëzit kanë tek çlirimi nga pengu ata po përcjellin shpresën për të larguar edhe qeverinë aktuale. Pas LB radhën e ka Rama! Goodbye Lul!

Faleminderit çdo demokrati, ka shkruar Jozefina Topalli në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *