Berisha i “pason topin” Bashes per 21 janarin, nxjerr faktet: Meqe jemi ketu do e them…

Ish-kryeministri Sali Berisha eshte pyetur ne emisionin “Opinion” lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij nga kreu i PD Lulzim Basha lidhur me rolin e tij ne ngjarjet e 21 Janarit. Duke ju pergjigjur gazetareve, Berisha tha se ate dite ka qene ne zyren e tij, nderkohe qe Basha nuk dihet se ku ka qene.

Pjese nga biseda ne studio:

Fevziu: Di ndonje gje per zotin Basha per 21 Janarin qe ne nuk e dime?

Berisha: Basha eshte bere bashke me zotin Rama per 21 Janarin. Meqe jemi ketu do them. Ka nje percaktim te kryetares se OSBE-se ne ate kohe qe ajo ishte axhende pushteti, eshte zyrtare. Ka nje fakt tjeter. Sali Berisha ka qene jashte zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikes Federale Gjermane dhe eshte kthyer ne zyren e tij dhe nuk ka leviz nga zyra asnje moment. Ka nje fakt tjeter qe zyra e tij eshte qelluar me plumba dhe ai ka qendruar ne zyre. Se ku ka qendruar Lulzim Basha nuk e di.

Fevziu: Ka qene Minister i Brendshem…

Berisha: Eshte bere skllav dhe peng i Edi Rames dhe tregon narrativen e tij.

Fevziu: Ka ndonje gje qe ne nuk e dime dhe zoti Basha mund te na e thote lidhur me 21 Janarin?

Berisha: Cfare kam dit une e kam thene.

Leave a Reply

Your email address will not be published.