Peter Tase: Ambasadoret e huaj te mesojne besen Shqiptare, e jo te behen me te zgjuar se…..

Në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare, Tirana shfaqet si shembulli atipik i pritjes së diplomatëve të huaj që në mënyrë të paprecedent ndërhyjnë vazhdimisht në politikat e brendshme publike të Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan. Po të shohësh vendet e tjera evropiane, vështirë se gjen sjellje ambasadori të huaj që të jetë e ngjashme apo e njëjtë me atë të ambasadorëve të huaj që veprojnë në Tiranë; një trend i gabuar që po përgatit një recetë katastrofe.

Kombi shqiptar, në zemrën e tij, Kosovë e Maqedoni, nuk vuan nga pavetëdija historike, as nuk ka çrregullime bipolare kur zgjedh përfaqësuesit kryesorë të tij në zyrat qeveritare. Si për çudi, ambasadorët e huaj që përfaqësojnë Bashkimin Evropian, Komisionin Evropian dhe vende të tjera përtej Atlantikut, reflektojnë gjykim të varfër që duket në mënyrën e të kuptuarit të shoqërisë shqiptare, sfidat e mprehta të institucioneve demokratike shqiptare, dhe nuk arrijnë të kuptojnë se Tirana është bërë kryeqyteti evropian në akuzave për manipulime zgjedhjesh, kur regjimi aktual i Edi Ramës kishte demonstruar treguar kontroll e manipulim të plotë të sondazheve zgjedhore gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Përzierja e emisarëve të huaj në punët e brendshme të Shqipërisë është shndërruar në një trend të gabuar që ka cenuar rëndë standardin e institucioneve demokratike brenda Shqipërisë si dhe ka errësuar kredibilitetin e tyre profesional para publikut shqiptar.

Populli shqiptar dhe dinjiteti i shtetit të tij duhen respektuar nga të gjitha ata që përfaqësojnë diplomatikisht vendet e tyre në Tiranë. Ndërhyrja konstante dhe në rritje të vazhdueshme në punët e brendshme të Shqipërisë është një shkelje e qartë e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike e vitit 1961 dhe inkurajojnë më tej kakistokracinë e Tiranës dhe klubin e kleptokratëve të Edi Ramës për të zhvatur pasuritë e popullit shqiptar.

Ndoshta diplomatët perëndimorë duhet të thellohen në konceptin e besës në kulturën shqiptare para se të bëjnë figurën e të marrit teksa i japin mend publikut vërtet të zgjuar shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.