“Kam zbatuar ligjin”, zbardhet deshmia e ministrit Lefter Koka para trupit gjykues pas akuzave per inceneratoret…

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka mbajtur nje qendrim mohues ndaj 3 akuzave qe rendojne ndaj tij ne lidhje me ceshtjen e abuzimit me inceneratoret.

Jane zbuluar detaje nga seanca e sotme gjyqesore, ku Kokes do t’i komunikohet edhe masa e sigurise. Ai ka pohuar para togave te zeza se ka zbatuar vetem ligjin. “Kam zbatuar ligjin”, mesohet te jete shprehur Koka.

Koka akuzohet per vepra penale “Shperdorim i detyres”, “Korrupsioni aktiv i funksionareve te larte shteterore ose i te zgjedhurve vendore”, “Korrupsioni pasiv i funksionareve te larte shteterore ose i te zgjdhurve vendore” dhe “Pastrimi i produkteve te vepres penale apo i veprimtarise kriminale”.

Kujtojme se ne kerkim jane shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *