Belind Kellici perfundon ne polici/ Merr vellain si avokat…

Deputeti i PD-se Belind Kellici ka bere sot kallezimin ne polici per vjedhjen e zyres se punes se FRPD, ku thuhet se i kane vjedhur te dhenat personale dhe pajisje.

Kellici ka postuar nje foto ne rrjetet sociale ku shihet se bashku me vellain e tij, Redin qe eshte avokat, ne dyert e komisariatit.

“Per cilindo qe ve merak per ndjenjat e mia amerikane dhe qe rreket te ngule vend e pavend flamurin amerikan per kredenciale dhe mburoje politike, e pershendes bashke me vellain tim Redin, shtetas amerikan dhe shqiptar njekohesisht. Te dy kemi studiuar ne SHBA, ndersa Redi vijon te ushtroje profesionin e avokatit.

Sapo depozituam nje kallezim shtese ne lidhje me vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve ne zyren time te punes ne FRPD, ku nder te tjera jane vjedhur edhe te dhena personale te Redit ne pajisjet e mia elektronike.” shkruan Kellici ne postimin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *