Reagon Perseri Lulzim Basha : Nuk e kam frike Berishen, jam njeri tjeter me kulture jo ordiner…..

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se Lulzim Basha, duhet të përballet me drejtësinë.

Në lidhje me këtë deklaratë, është pyetur Basha, i cili ka thënë se nuk e ka problem të përballet me drejtësinë.

 “Drejtësinë e kanë makth ata. Unë kam qenë që 32 vjeç para drejtësisë për rrugën Durrës-Kukës. Më keni parë të kërcënoj gjyqtarët? Jo se jam kulturë tjetër”, ka thënë Basha.

Më tej  Basha sërish ka vijuar me ak uzat ndaj Berishës.

“Nëse pretendon se paska shumicën, pse nuk na lë të dalim zbuluar, pse? Pse marrin në telefon ish-truprojat e tij që i kam pasur edhe në funksione?  Nëse na ka bërë një nder Berisha është se i ka marrë me vete dhe na ka pastruar nga këta. Çfarë frike kishte dje? Apo diktatori Basha i detyroi që votuan kundër vullnetit të tyre? Ishit këtu dhe e patë vetë”, është shprehur Basha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *