Detaji që “bashkon” Grida Dumën dhe Monika Kryemadhin

Kuvendi i Shqipërisë, pra politika shqiptare ka edhe disa zonja deputete, që mbahen si “luftarake” të mëdha, herë me çizme, herë me “kafshime veshi”, apo edhe të tjera bëma dhe gjëma, por që si përfundim duket se kërkojnë të bëjnë protagonistin në media.
Dy ndër deputetet e Kuvendit të Shqipërisë, që nuk i mungojnë ekraneve televizive, janë Grida Duma dhe Monika Kryemadhi.
Në fakt Kryemadhi kohët e fundit duke më e “zbutur”, nuk gjuan më Ramën me çizme, madje as nuk kërcënon se do t’i hajë veshin. Por, daljet në media, nuk i ka të pakta.
Sa i takon Grida Dumës, edhe kjo bën jo pak rrallë protagonisten në media. Përtej skandaleve, kujtojmë këtu video-skandalin erotik në Kuvend mes Ervin Salianjit dhe G.D, që disa media e identifikuan si Grida Duma, deputetja e PD, tërheq shpesh vëmendjen mediatike.
Por, Duma nuk nguron të dalë nëpër ekrane, të japë leksione “suksesi” për të rinjtë, por edhe ti çojë mesazhe “kolegut” Berisha, sikurse e e cilëson ajo ish-kryeministrin Sali Berisha.

Si Monika Kryemadhi, edhe Grida Duma kanë tërhequr vëmendjen në këtë sesion të ri, me model e ri të flokëve.
Dy zonjat deputete, Grida Duma dhe Monika Kryemadhi, kanë ndryshuar modelin e flokëve, duke mbajtur flokë të shkurtër.