Ambasada e SHBA reagon pas deklaratave te Sali Berishes/ Jep pergjigjen e prere …

Ambasada Amerikane i ka derguar nje mesazh te qarte ish-kryeministrit Sali Berisha, per shpalljen e ketij te fundit si person “non-grata” per korrupsion dhe minim te demokracise.

Ne Kuvendin e dates 11 dhjetor ne stadiumin “Air Albania”, Sali Berisha kerkoi nga Amerika qe t’i hiqej shpallja si person “i padeshiruar” dhe t’i kerkohej falje, dhe ai do ta pranonte. Por, mesazhi i sotem eshte i drejtperdrejte dhe tregon shume per kerkesen e ish-kryeministrit.

Ambasada e SHBA ka publikuar ne “Twitter” nje tabele me te dhena ku tregon se numri i personave te shpallur “non grata” nga Washingtoni eshte mbi 200.

Po ashtu ambasada amerikane thekson se nuk ka asnje te shpllur “non grata” per te cilin te jete kthyer mbrapsht vendimi.

Ambasada e SHBA shton se numri i faljeve nga DASH per personat e shpallur “non grata” per korrupsion domethenes eshte zero.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *